Një 56-vjeçar nga rrethina e Kërçovës është arrestuar mbrëmjen e së hënës pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij, me të cilën ndodhet në proces divorci.
Pas denoncimit, policia e ndaloi të dyshuarin, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim penal.TS