Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 19-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për tregti të paautorizuar me drogë.

Sipas MPB-së, më 9 nëntor, i dyshuari kishte hedhur një qese me marihuanë në momentin kur kishte vërejtur policinë. Pas urdhrit të gjykatës, është bastisur banesa e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe kokainë.

Rasti është proceduar në organet kompetente.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume