Policia ndalon shtatë shoferë për drejtim të rrezikshëm, mes tyre edhe pa patentë dhe në gjendje të dehur
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në vend ka privuar nga liria shtatë shoferë, ndërsa ka zhvilluar biseda zyrtare edhe me prindërit e dy të miturve, për shkak të drejtimit të automjeteve në kundërshtim me ligjin informon Tetovasot.
Sipas MPB-së, katër persona u kapën duke drejtuar automjete pa e fituar të drejtën e vozitjes, ndërsa dy të mitur drejtonin motoçikleta pa targa dhe pa leje.
Po ashtu, dy shoferë u ndaluan pasi drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër voziste pavarësisht ndalimit aktiv për drejtim automjeti.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale.TS