13 minatorë janë gjetur të vdekur brenda një miniere në Peru pasi u rrëmbyen disa ditë më parë.

Ata po punonin në një minierë ari në pronësi të kompanisë peruane të minierave “Poderosa”, e cila është e vendosur në provincën Pataz, në veri të kryeqytetit Lima, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat u rrëmbyen nga një bandë kriminale që po përpiqej të merrte kontrollin e minierës.

Banda i mbante peng brenda një boshti të minierës. Për një javë ata u dërguan mesazhe kërcënuese të afërmve të minatorëve.

Vitet e fundit ka pasur një rritje të kriminelëve që sulmojnë minierat në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume