Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para kamerës së TV21 ka folur për gjendjen aktuale në vend. Duke u ndërlidhur te gjendja ekonomike dhe duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, Ahmeti tha se zgjidhja e vetme për momentin janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Vetë, zotëri Hristijan Mickoski tha na presin ditë të vështira, vit i vështirë kështu që për të qenë sa më afër zhvillimeve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme.
A jeni optimist se do të ketë?
Unë mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç zgjedhjeve”, tha Ahmeti nga ekspozita e autores Dita Qerimi Starova.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume