Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale fton mediat dhe ekipet gazetare
të përcjellin Forumin e Parë të Diplomacisë Energjetike – ,,Renewables and Women in
Energy”, i cili do të mbahet më 25 nëntor 2026 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup.
Forumi organizohet nga Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, në
partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Programin e
Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisionin Ekonomik të Kombeve të
Bashkuara për Evropën (UNECE).
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 200 përfaqësues nga vendi dhe jashtë tij,
përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe
institucioneve financiare, ekspertë të energjetikës dhe përfaqësues të komunitetit të
biznesit. Programi përfshin mbi 10 folës, panelistë dhe moderatorë ndërkombëtarë e
vendas.
Forumi do të kryesohet nga ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale,
Sanja Bozhinovska. Në fokus të diskutimeve do të jenë burimet e ripërtëritshme të
energjisë, siguria energjetike, bashkëpunimi rajonal, financimi i gjelbër dhe roli i grave
në diplomacinë energjetike.
Regjistrimi i mediave
Për të marrë pjesë dhe për ta përcjellë Forumin, mediat dhe gazetarët e interesuar
duhet të regjistrohen paraprakisht përmes formularit të mëposhtëm:
LIDHJA PËR REGJISTRIM:
https://forms.cloud.microsoft/Pages/ResponsePage.aspx?id=Oo5Kz5L_a0WczKjjvqScgk1UT1tt
SZhJjE0_0a5hkvRUMUQ5QVRZWENEU09SQzVDQzFWSTlZS0gxVC4u
LIDHJA E FAQES ZYRTARE:
https://forum.energy.gov.mk/
Ftojmë të gjitha redaksitë dhe ekipet gazetareske të interesuara ta plotësojnë formularin
e regjistrimit me kohë.
Data: 25 nëntor 2026 viti
Lokacioni:Hotel „Aleksandar Palace“, Shkup
Fillimi i forumit: 09:30 ora
\
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve
minerale
Bulevard „Ilinden“ nr. 2, Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
+389 2 3118022
www.vlada.mk
Me respekt,
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale