Më 26.05.2025, në ora 17:59, në SPB Shkup është raportuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore se në një poliklinikë në territorin e komunës Aerodrom ka ndërruar jetë një person. Është dalë në vendin e ngjarjes dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me mjekun, gjatë së cilës është konstatuar se gjatë një kontrolli të planifikuar paraprakisht, personi Lj.M. (61) ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume