Zhytësit ” Amfora” pastruan liqenin e Ohrit, ata theksuan se nevojiten më shumë aksione ekologjike, edukim dhe menaxhim i duhur me mbeturinat për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të ngurta që zhytësit i nxjerrin nga fundi i Liqenit të Ohrit përmes një sërë aktivitetesh vullnetare. Pikat më kritike janë aty ku derdhen lumenjtë në liqen – u theksua gjatë aksionit të sotëm për pastrimin e fundit të liqenit “Ohër Eko 2025”, në organizim të klubit të zhytjes “Amfora”.Ndryshe, kjo është hera e katërt që organizohet aksioni ndërkombëtar për pastrimin e fundit të Liqenit të Ohrit nga mbeturinat e ngurta, këtë vit nën patronazhin e DM drogerie dhe Komunës së Ohrit.

“Më shumë gjejmë mbeturinat të llojit, plastik, xham, kanaçe, goma automobilistike si dhe mbeturinat ndërtimtarie të cilat janë në thellësinë e Liqenit të Ohrit ndër vite dhe këto mbeturina duhet të largohen, janë rreth 100 persona të kyçur në aksion nga të cilët 70-80 janë zhytës të çetifikuar dhe të tjerët janë logjistik”, tha Jovan Sekulovski nga Klubi “Amfora”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume