Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shfaqur si objektivi kryesor i Al-Hilal, të cilët po kërkojnë një zëvendësim për Jorge Jesus.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Presidenti i klubit saudit, Fahad bin Saad bin Nafel beson se e ka bindur trajnerin italian të pranojë ofertën, pas një vizite personale në Milano në prill për negociata, të cilat i gjeti premtuese.
Thashethemet nga Arabia Saudite, të cituara nga gazetari Filippo Ricci, sugjerojnë se Inzaghi ka rënë dakord të udhëtojë për në Riad më 1 qershor – menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Ky udhëtim sipas Riccit vjen për të nënshkruar potencialisht një kontratë që ofron mbi 20 milionë euro në vit pas taksave.
In Saudi Arabia, they are CONVINCED that Simone Inzaghi will manage Al-Hilal for the Club World Cup and beyond. Saudi Arabian media claims that Inzaghi will fly to Riyadh JUNE 1ST to sign a contract worth more than €20M/yr.
[via @Gazzetta_it] pic.twitter.com/Mot4MEU7tT
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) May 19, 2025
Gjithashtu përflitet se familja e Inzaghit ose një përfaqësues i tij mund të vizitojë Riadin së shpejti për vëzhgime.
Kontrata aktuale e Inzaghit me Interin është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, me raportet në fillim të majit që tregonin se ai ishte afër zgjatjes së saj deri në vitin 2027.