Burime të portali “tetova1” bëjnë të ditur se lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka marë rolin e ndërmjetësit për pajtimin e Ziadin Selës dhe Arben Taravarit.
Pas kundërshtimeve dhe qëndrimeve ekstreme kundër njëri tjetrit në mes Selës dhe Taravarit, ditët e fundit po vërehet një zbutje e qëndrimeve dhe në suaza të kësaj është edhe deklarata e sotme e Ziadin Selës para takimit me Ali Ahmetin se do të pranonte një kërkim falje nga Arben Taravari.
Poashtu kërkesa për afrim të qëndrimeve ndërmjet Selës dhe Taravarit ka pasur edhe nga struktura lokale në disa degë dhë nëndegë.
A do të arij që Ali Ahmeti të pajtoj Selën dhe Taravarin pritet të shihet në javët në vazhdim.