Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është pyetur nga gazetarët lidhur me ndërprerjen e dërgimit të ndihmës amerikane për Ukrainën, teksa ka deklaruar se vendi i tij mbështetet fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar The Guardian.

“Ne mbështetemi në vazhdimësinë e ndihmave amerikane, [dhe] ka disa gjëra që Evropa… nuk i ka”, ka thënë ai, tek iu ka referuar ndër të tjera sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Ai ka argumentuar gjithashtu mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhimit të brendshëm ushtarak të Ukrainës.

Sa u përket marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, Zelensky ka thënë se “shpreson që ndoshta nesër ose në ditët në vijim… do të flas për këtë çështje me presidentin amerikan Donald Trump”.

E Trumpi pritet të flasë sot me presidentin rus Vladimir Putin, për herë të gjashtë këtë vit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume