Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë.

“Më 10.05.2025, në orën 18:00, në Pikën Kufitare të Bllacës së Poshtme, gjatë hyrjes në shtet, zyrtarët policorë e privuan nga liria L.A. (31) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit kufitar u konstatua se figuron me masën ‘arrest’ sipas kërkesës së Interpolit-Gjermani”, njoftoi policia.

I arrestuari është mbajtur në stacionin policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume