Nënkryetari i BDi-së, Bajram Rexhepi një herit edhe shef i shtabit politik të BDI-së në Tetovë, ka uruar fitoren madhështore të Edi Ramës. Ai në një postim në Facebook thotë se Rama ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon.

“Një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri që e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon dhe çdo ditë një hap më afër familjes evropiane.
Ky mandat është verdikti më i qartë i popullit ku legjitimiteti buron nga vota, jo nga marrëveshjet e mbyllura pas shpinës së qytetarëve.
Në kohën kur në vendin tonë përfaqësuesit shqiptarë hyjnë në qeveri pa votat e shqiptarëve, Republika e Shqipërsë jep shembull se si legjitimiteti ndërtohet mbi besimin e dhënë nga populli” ka shkruar Rexhepi