Barcelona ka pësuar humbje 2:3 ndaj Villarrealit në kuadër të javës së parafundit në La Liga.
Katalonasit që tashmë e kanë siguruar titullin e kampionit në Spanjë e panë veten në disavantazh qysh në minutën e katërt të ndeshjes, kur Perez realizoi.
Por më pas, Barcelona mori iniciativën, teksa Yamal shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 38-të për 1:1.
Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Fermin Lopez realizoi për 2:1
Villarreali barazoi shifrat në minutën e 51-të për 2:2 nëpërmjet Comesanas.
E në minutën e 80-të, Buchanan shënoi për 2:3 dhe fitoren e mysafirëve.
E kjo fitore e ngrit Villarrealin në kuotën e 67 pikëve në vendin e pestë dhe e vulos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Në anën tjetër, Barcelona mbetet e para me 85 pikë.