Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përplasen me eskortën e kryeministrit serb, ndërhyn edhe këshilltarja e presidentit serb (VIDEO)

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon një incident në autostradën drejt Nishit, ku ka ndodhur një përplasje mes eskortës së kryeministrit serb Gjuro Macut dhe një automjeti në të cilin gjendeshin anëtarë të kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pamjet janë publikuar në platformën “X” nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srgjan Milivojeviq.
Në video dëgjohet një grua, e identifikuar me gjasë si Suzana Vasiljeviq, këshilltare e presidentit Vuçiq, teksa del nga automjeti dhe përdor një gjuhë fyese “Tani do t’ia q*** nënën” ndaj pjesëtarëve të sigurimit të kryeministrit Macut, duke e quajtur njërin prej tyre “idiot”.
Je l ovo Suzana Vasiljević postrojava obezbeđenje Đure Macuta ko onomad Dijana Hrkalović što se iživljavala nad policijom?
Nije ni čudo što policija po nalogu Specijalnog tužioca ne sme da pretrese kabinet ministra Selaković.
A ti Ivice služiš da zapevaš na prijemu i zakukaš kad… pic.twitter.com/TtJfYNSiuk— Srđan Milivojević (@srdjanmil037) May 17, 2025