Shefi ekzekutiv i “Affinity Partners”, Jared Kushner, njëherësh dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump e ka cilësuar Shqipërinë, një vend thesar.

Gjatë fjalës së tij në forumin ndërkombëtar ekonomik për të ardhmen e Evropës, Kushner u ndal edhe te projekti i Sazanit.

Sipas tij, ky projekt është spektakolar dhe do të zhvillojë edhe Mesdheun por edhe do të sjellë rritje ekonomike, ku tha se ka marrë reagime shumë të mira nga Shqipëria.

“Mendoj se është një vend thesar. Ne kemi marrë inxhinierët më të mirë në Evropë, për të na ndihmuar, do të sigurohemi që do ta mbrojmë vërtetë mjedisin. Teksa shohim projektin, është shumë e rëndësishme të kuptosh sesi e kemi kapur mjedisin natyror dhe e kemi përqafuar atë”, tha Kushner, shkruan ABCNews.

Tutje, ai foli edhe për lokacionin, ku tha se ky projekt është 60 milje nga Italia, 6 milje nga Korfuzi dhe se do të jetë 0 minuta larg me makinë nga pikat e Shqipërisë.