Zoran Stavreski dhe Trajko Slavevski janë kandidatët më seriozë për postin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, pasi mandati i guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, përfundon më 22 maj, përcjell INA.

Sipas një ankete të brendshme të VMRO-DPMNE-së, Stavreski renditet i pari në listë, ndërsa menjëherë pas tij vjen Slavevski. Për këtë funksion përmenden edhe kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Majа Kadievska Vojnoviq, anëtare e Bordit Mbikëqyrës të KIBS dhe të Bankës Komerciale të Bitolës.

Propozimi për guvernatorin e ri duhet të dorëzohet në Kuvend nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume