09.05.2025, Shkup: EVN Maqedoni Grupacioni vazhdon angazhimin e tij ndaj strategjive afatgjata të
kompanisë për mbrojtjen e mjedisit përmes vullnetarizmit masiv në kuadër të fushatës mjedisore
"Generallka vikend 2025".
Rreth 150 punonjës zëvendësuan aktivitetet e tyre të punës me aksion për mbledhjen e mbeturinave në
qytete të ndryshme: Shkup, Gjevgjeli, Manastir, Gostivar, Prilep, Koçan, Kavadar dhe Kërçovë. Qëllimi
është që punonjësit të kontribuojnë drejtpërdrejt për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm,
ndërsa për çdo 10 kg mbeturina do të mbillet një pemë.
Aksionit vullnetar ekologjik iu bashkua edhe Bordi Drejtues i EVN Maqedoni.
“Një nga qëllimet tona kryesore është që EVN, si një kompani e përgjegjshme, të kontribuojë vazhdimisht
për një të nesërme më të pastër për brezat e ardhshëm. Jemi të përkushtuar për të bërë ndryshime
pozitive në fushën tonë të veprimit: prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë.
Jemi shumë krenarë për punonjësit tanë që morën pjesë në këtë aksion sot dhe treguan se edhe ata
kujdesen për të pasur një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.” tha kryetari i Bordit Drejtues të
EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier.
EVN ka disa vite që zbaton vazhdimisht aksione të ndryshme vullnetare, me 58 aksione të zbatuara deri
më tani dhe me mbi 700 vullnetarë.