Me fotografi të viktimave dhe me pankarta, familjarët e viktimave sot dolën me “Marsh për engjujt” në Koçan.

Protesta filloi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Protesta filloi në ora 16:05 si simbolikë për vonesën e institucioneve, ndërsa përmes marshit dhe me fotografi para institucioneve kërkuan drejtësi.

I ati i një viktime kërkoi që të mos heshtet, por të diskutohet për shkak se heshtja na solli në tragjedi.

Ndryshe, më herët familjarët e viktimave përmes një letre njoftuan se kanë refuzuar ftesën e kryeministrit që të takohen në Qeveri të hënën dhe kërkojnë që takimi të ndodhë në Koçan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume