Edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka uruar Edi Ramën për fitore. Filipçe thotë se me Ramën, Shqipëria do të vazhdojë rrugën progresive.

“Urime të sinqerta Edi Ramës dhe Partisë simotër Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. I uroj shumë suksese në mandatin e tij të ri, të katërt. Jam i bindur se Shqipëria fqinje do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian. Kjo fitore është edhe një konfirmim se qytetarët kanë besim në vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive. Me Edin pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes palëve tona dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, ka shkruar Filipçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume