Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me prof. dr. Norbert Lammert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar i Bundestagut gjerman.

“E urova Lammert për 25 vjetorin e pranisë dhe punës së KAS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar kontributin e tyre të rëndësishëm për demokracinë, sundimin e ligjit, dialogun ndërpartiak dhe mbështetjen për të rinjtë.

U pajtuam se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe fondacionit duhet të vazhdojë dhe të thellohet, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume