Një moment kurioz për portierin e Barcelonës, Ëojciech Szczesny gjatë festimit të titullit të La Ligës në dhomën e zhveshjes.
Szczesny kreu ritualin e tij të përditshëm dhe tymosi një puro pasi fitoi titullin e La Ligës.
Portieri polak u ulë mbi dollap dhe ndezi puron e tij, ndërsa të gjithë lojtarët kërcenin së bashku dhe këndonin pasi fituan një tjetër titull këtë sezon.
Wojciech Szczęsny enjoying his retirement. pic.twitter.com/pYYIL0LLfi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 15, 2025
Gëzimi i të gjithë skuadrës së Barçës ishte i jashtëzakonshëm në dhomën e zhveshjes.
Më parë, në fushë, lojtarët nuk ishin në gjendje të festonin titullin pasi Espanyol ndezi spërkatësit e fushës dhe Hansi Flick i kërkoi ekipit të tij të tërhiqej në tunelin e dhomave të zhveshjes.
Fotoja e Szczesnyt është bërë tashmë virale në rrjetet sociale dhe të gjithë po flasin për të.