Jennifer Lopez paditet për publikimin e fotove të saj nga një festë në Hollywood, autorët kërkojnë dëmshpërblim

Jennifer Lopez po përballet me një padi sepse postoi foto të saj nga një festë në Hollywood në rrjetet sociale, dhe fotografi dhe agjencia e paparacëve pretendojnë se ajo nuk kishte leje për ta bërë këtë.
Lopez ndau foto nga mbërritja e saj në festën e Amazon MGM Studios dhe Vanity Fair në Los Angeles, natën para ndarjes së çmimeve Golden Globes të këtij viti në janar. Fotografi Edwin Blanco dhe agjencia Blackgrid për të cilën ai punonte ngritën padi të ndara duke pretenduar se zotërojnë të drejtat e autorit për dy nga fotot.
Padia pretendon se fotot janë përdorur për të promovuar paraqitjet publike të Lopez, për të rritur angazhimin e përdoruesve në mediat sociale dhe për të krijuar besueshmëri për përmbajtjen e saj të markës. Backgrid dhe Blanco kërkojnë dëmshpërblim deri në 150,000 dollarë amerikanë për foto.