Maqedonia e Veriut është përfshirë nga mot i ftohtë në ditën e parë të Vitit të Ri 2026, me temperatura minimale që kanë zbritur deri në minus 13 gradë Celsius, njoftojnë autoritetet meteorologjike.

Sipas parashikimit, mëngjesi ka qenë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, përcjell INA.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -13 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -1 deri në 6 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, me erë mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 3 gradë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume