Komunat kanë realizuar vetëm 8% të projekteve ose kanë shfrytëzuar rreth 4 milionë nga gjithsej 77 milionë eurot e destinuara për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve dhe infrastrukturës lokale. Edhe pse kemi realizim të dobët nga thirrja e parë, zëvendësministri i financave, NikollçeJankullovski, është optimist. Në emisionin Biznes 21, deklaroi se pret që një pjesë e madhe e projekteve të përfundojnë deri në zgjedhje lokale.

-Nga mjetet e parapara për vitin 2024 rreth 100 milionë, vlerë e projektevepër të cilat pati aplikime dhe u pranuan nga Ministria e vetëqeverisjes lokale ishin në vlerë prej rreth 77 milionë euro. Deri tani janë shfrytëzuar rreth 254 milionë denarë, por nuk na gëzon fakti që…
-Sa për qind janë të shfrytëzuara nga ato 75 milionë euro?
-Rreth 8%.

Thirrja e parë, me të cilën Qeveria planifikoi të shpërndajë 100 milionë euro, u publikua në shtator. U zvogëlua në rreth 75 milionë euro, ndërsa marrëveshjet u nënshkruan në fund të tetorit. Nga 251 marrëveshje të nënshkruara, deri tani janë përfunduar plotësisht vetëm 30 projekte.

Derisa të finalizohet thirrja e dytë për shpërndarjen e 250 milionë eurove nga kredia hungareze për komunat, Jankullovski siguron se zgjedhjet lokale nuk do të jenë pengesë për përfundimin e projekteve. Ai është i bindur se do të përmirësohet edhe realizimi i shpenzimeve kapitale. Brenda 4 muajve janë realizuar rreth 14% e 768 milionë eurove të parashikuara për projekte kapitale. Ai konfirmon se ekziston opsioni për riorientim përmes rebalancit të buxhetit.

-Aty ku ka ngecje, duhet dalë para qytetarëve dhe të thuhet pse disa projekte nuk po zhvillohen me ritmin e duhur ose pse kemi riorientuar mjetet për projekte të tjera.
-Pra, mundësia e riorientimit përmes rebalancit të buxhetit gjithsesi është opsion, si gjithmonë?
– Po, gjithmonë ekziston, gjithmonë ekziston ky opsion.
Megjithatë, ju thatë me bindje se të gjitha paratë për investime kapitale do të shpenzohen deri në denarin e fundit…
– Në ekonomi, realizim 100% është i rrallë, por aty ku lind problem, duhet shpjeguar pse.

Ministri Perinski sot njoftoi se të gjitha 80 komunat kanë dorëzuar aplikime për thirrjen e dytë për 250 milionë eurot nga kredia hungareze.

-Ne si Qeveri jemi vërtet shumë të kënaqur nga feedback-u që kemi marrë prej tyre. Edhe vetë shifrat flasin për këtë. Rreth 1.200 projekte – një numër vërtet mbresëlënës, që shumë shpejt do të shohin dritën e diellit.

Kryeministri Mickoski sot në Kavadar vizitoi një pjesë të projekteve që financohen pikërisht nga kredia hungareze.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume