Luana Vjollca vazhdon të mbetet një nga figurat më të spikatura në televizionin shqiptar, jo vetëm për bukurinë dhe stilin e saj, por edhe për praninë karizmatike në ekran.

Pjesëmarrja e saj si prezantuese në “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe, duke sjellë komente të shumta për paraqitjen e saj elegante dhe mënyrën sesi e menaxhon spektaklin me profesionalizëm.

Përveç angazhimeve televizive, Luana di ta shijojë edhe jetën jashtë kamerave.

Së fundmi, është fotografuar në një restorant luksoz, ku ajo ka zgjedhur të konsumojë disa pjatanca të vogla, por mjaft të rafinuara.