Komuna e Çairit ka njoftuar se për shkak të punimeve shtesë të paplanifikuara në rrjetin kryesor të ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë në disa lagje të komunës do të vazhdojë deri në mesnatë (00:00).

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike ndodhen ende në terren dhe po punojnë për përfundimin sa më të shpejtë të ndërhyrjes. Pa furnizim me ujë aktualisht janë lagjet: Fushë Topane, Çairi i Vjetër, Çairi i Ri, bulevardi Bosnja dhe Hercegovina, lagjja Seravë si dhe rruga Cvetan Dimov.

Autoritetet komunale falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të papritur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume