Dani Olmo edhe një herë po e gjen vetën në qendrën e vëmendjes të mediave, pasi u raportua se Pep Guardiola i ka vendosur sytë kah ai, si një prioritet për të përforcuar Manchester Cityn.

Trajneri katalanas, gjithmonë në kërkim të profileve të lojtarëve kreativ, beson se spanjolli, aktualisht te Barcelona, mund të përshtatet në mënyrë perfekte në skemën e skuadrës së tij.

Lidhja mes tyre, si në stilin e futbollit, ashtu edhe në parapaskenën futbollistike, ka tërhequr interesim të madh në zyret e klubit nga “Etihad Stadium”.

Olmo, i cili arriti pjekur si futbollist në Gjermani, ka rënë në sy për inteligjencën e tij taktike dhe përshtatshmërinë në zonën ofensive.

Aftësia e tij për t’u përshtatur në zona të ndryshme të sulmit, aftësia e tij për të kuptuar lojën janë disa karakteristika që Guardiola i vlerëson te lojtari.

City e sheh mundësinë e të pasur një lojtar si ai në ekip, si mundësi strategjike.

Raportimet nga Anglia sugjerojnë se City është i gatshëm të bëjë një investim të madh për të siguruar shërbimet e tij.

Qëllimi i klubit është që të finalizojë nënshkrimin e tij, para nisjes së parasezonit, në mënyrë që Olmo t’i bashkohet ekpit sa më herët që është e mundur.

Interesimi nga klubet tjera dhe dëshira e madhe e Barcelonës që at mbajë atë, mund të prodhojë bisedime të tensionuara në javët në vazhdim.

Edhe pse Dani Olmo nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për stilin e lojës së Cityt dhe respektin e tij për Guariolën, gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit dhe qëndrimi i klubit të tij aktual.