Kryeministri Edi Rama ka marrë urime për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron., Në një postim në X, kreu i Elizesë e cilëson atë një mik të dashur dhe i shpreh mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE-së, ndërsa u kujton se do të jetë në Tiranë në samitin e liderëve të BE-së që zhvillohet të premten.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan Macron.

Urimi i presidenti francez vjen një ditë pas atyre të liderëve të tjerë europianë si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, si edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume