Me traktor i dëmtoi murin, e kërcënoi dhe tentoi ta sulmonte me një send hekuri – arrestohet 55-vjeçari nga Gradeci

Me datë 11.05.2025 në ora 13.35 në fshatin Gradec, punonjësit e Policisë së Njësisë së Policisë Gallatë, kanë privuar nga liria personin K.A.(55) nga fshati Gradec, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të kushëririt të tij V.H.(60) nga i njëjti fshat se i ka dëmtuar murin e tij me traktor, është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe gruas së tij dhe ka tentuar t’i sulmojë me një send hekuri. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.