Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume