Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se sot realizoi takim me kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Mickoski thotë se në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellim të mëtejmë të tij. Mickoski theksoi përkushtimin e vendit ndaj rrugës evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit rajonal, duke shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Në bisedë theksova se Maqedonia mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, realizimit të perspektivës evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon. Shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Hungarisë, me bindjen se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me edhe më shumë dinamikë”, shkroi mes tjerash Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume