Erdhi dhe u prit si krushqit në dasma. Kryeministri sot promovoi një rrugë lokale në Pallaticë të Zhelinës. Ai u shpreh se do të investojë në çdo vendbanim, pa dallim se kush jeton aty – shqiptarë, maqedonas apo turq – duke premtuar se do të preket çdo pëllëmbë me investime, përcjell TS.

„Këto janë nevojat që duan qytetarët, këto janë nevojat e ekonomisë së Maqedonisë, kompanive që ndërtojnë. SI qeveri duhet të sigurojmë kushte të mira për të gjithë qytetarët në të gjithë teroitorin e vendit, pavarësisht a jetojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe të tjerët. Nuk ka ndajre do të investojmë kudo” u shpreh kreu i qverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski.

Pasi Blerim Sejdiu kishte përgatitur sheqerpare, Mickoski nuk pranoi as të hajë dhe as të ecë mbi rrugën e ndërtuar nga Sejdiu.

Ndryshe, para zgjedhjeve, kryetarët e komunave kanë filluar të punojnë, pasi për katër vite kanë “fjetur” në zyrat e tyre./TS/