Moment i sikletshëm: Mickoski largohet pasi pyetet për shqiptarët, Kasamit i ngrin buzëqeshja (VIDEO)

U prit si krushq, pastaj u largua.
Sot, kryeministri Hristijan Mickoski e turpëroi publikisht Bilall Kasamin. Teksa Kasami mbante fjalim, Mickoski u largua nga konferenca menjëherë pasi u pyet nëse do të punësohen 3 mijë shqiptarë, përcjell TS.
Gazetari ngriti pyetjen për punësimin e shqiptarëve, çka bëri që buzëqeshja e Kasamit të zbehej, ndërsa Mickoski as që e përfilli më, duke i ndërprerë fjalën dhe duke u larguar.
“Për tjetër send kemi ardhur këtu” u shpreh shkurtë Mickovski duke e lënë Kasamin me buzëqeshje të ngrirë.
Nga ana tjetër, edhe pse kryetari i Zhelinës kishte përgatitur sheqerpare për mysafirët, kryeministri nuk u ndal as për t’i shijuar. Ai u largua, duke i lënë të vetmuar në defilim Bilall Kasamin, Adnan Azizin dhe Blerim Sejdiun./TS/