MPB Maqedoni njofton se dje (14 maj 2025), në lokacione të ndryshme në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse e SPB Shkup privuan nga liria dy persona të kërkuar me urdhër-arrest.

“Në territorin e Komunës Qendër, është arrestuar S.R (75) nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arresti qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për dënim me katër vite burg sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”.

“Në territorin e Komunës Aerodrom është ndaluar M.M. (29) nga Shkupi, e kërkuar me urdhër arresti qendror në territorin e Aerodromit për dënim me burg sipas nenit 297, paragrafi 1 i Kodit Penal. Personat do të dërgohen në institucionet penale kompetente”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume