Qyteti i Shkupit, përmes Sektorit për Punë Komunale dhe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, njofton se të dielën, më 11 maj 2025, në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave.

Autoritetet theksojnë se, në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, dezinsektimi do të shtyhet për ditën pasuese, duke u zhvilluar në të njëjtën orë, sapo moti të jetë i përshtatshëm.

Bletarët këshillohen që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë këtij procesi.