Një zyrtar policor i SPB-Strumicë është arrestuar të mërkurën në mëngjes pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm gjatë kryerjes së detyrës. Bëhet fjalë për një zyrtar të moshës 52 vjeçe me iniciale A.B.

“Më datë 30.04.2025, në një dhomë zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, ku kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë policorë, gjatë kontrollit të një pistolete zyrtare që është dashur ta kthejë, A.B. ka qëlluar një plumb me armë”, thuhet në njoftim të MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume