Më 1 maj 2025, rreth orës 02:00, V.P. (35) nga Shkupi, i punësuar në një kazino në zonën e Draçevës, raportoi në SPB Shkup se më 30 prill rreth orës 22:00, pas refuzimit për të lejuar një të mitur të hyjë në kazino, në objekt kishin ardhur A.B., B.A., A.S. dhe një person tjetër. A.B. kishte sulmuar fizikisht raportuesin, ndërsa A.B. dhe A.S. kishin kërcënuar me një mjet të fortë atë, vëllain e tij dhe një tjetër punonjës të kazinosë.