Pak para orës 19:00 sonte, një person i panjohur telefonoi në SPB Shkup dhe tha se një bombë ishte vendosur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, ku për sonte ishte planifikuar një koncert muzikor, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Menjëherë u morën masat e duhura dhe të pranishmit në sallë, të cilët po ndiqnin koncertin, u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Janë duke u zhvilluar kontrollet antiterroriste dhe pas përfundimit të tyre, nëse objekti është i sigurt, koncerti do të vazhdojë”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume