Sekretari i përgjithshëmi Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani përmes një postimi ka njoftuar vendimet e marra mbremë nga ana e kryesisë së partisë që është mbajtur një ditë pas takimit Mickovski- Taravari.

Ramadani thekson se “Kryesia e partisë mbrëmë riafirmoj qëndrimin tonë të palëkundur: Aleanca nuk është dekor politik, por faktor kyç në qeverisje me parime të qarta dhe vizion të përgjegjshëm.”

Postimi i plotë i Ramadanit:

Pas takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, dhe Kryeministrit z. Hristijan Mickoski, Kryesia e partisë mbrëmë riafirmoj qëndrimin tonë të palëkundur: Aleanca nuk është dekor politik, por faktor kyç në qeverisje me parime të qarta dhe vizion të përgjegjshëm.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj barazisë, institucioneve të pastra dhe një shteti që respekton çdo qytetar, pa dallim.

Kjo qasje nuk është e re për ne, por pjesë e ADN-së politike të Aleancës për Shqiptarët.
Që nga themelimi e deri më sot, kemi dëshmuar se vizioni ynë nuk ndërtohet mbi kompromise të përkohshme, por mbi një orientim të qartë drejt një shteti funksional dhe gjithëpërfshirës.

Për ne, bashkëqeverisja nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të sjellë rezultate konkrete në dobi të qytetarëve. Ne nuk bëjmë kompromis me dinjitetin dhe do të vazhdojmë të jemi zëri i besueshëm i shqiptarëve dhe i së ardhmes së përbashkët.