Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në fjalën e saj në nisje të Samitit të Komunitetit Evropian në Shqipëri vlerësoi kryeministrin Edi Rama si njeriun që me vendosmëri e ka afruar Shqipërinë më shumë se kurrë me BE.

Meloni tha se Shqipëria është Evropa dhe se BE nuk mund të shohë veten pa Ballkanin Perëndimor.

“Uroj Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës. Jam e kënaqur që Evropa do të mbështetet pikërisht tek këmbëngulja e vendosmëria e tij. Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Nëse dëshirojmë të ndërtojmë Evropën e re në një botë të re nuk e bëjmë dot pa Ballkanin Perëndimor”, tha Meloni.