Snopçe: Mexhiti deri para një viti e gjysëm ishte nënkryetar i listave të zeza dhe i të korruptuarve

Partia e Izet Mexhiti na ukuzon neve si i japim përkrahje listave të zeza dhe të të korruptuarve, ndërsa deri para një viti e gjysëm Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së.
Këtë rikujtim ndaj Izet Mexhitit dhe partisë së tij të dalë nga BDI e sjellë deputeti i ASH-së, Halil Snopçe si përgjigje ndaj akuzave të Mexhitit ndaj partisë së Taravarit e cila kalo në opozitë pasi siç u tha nga vetë lideri Taravari, kjo qeveri po i margjinalizon shqiptarët dhe kjo është një nga arsyet e braktisjes së ekzekutivit.
“Ai ka qenë nënkryetari i asaj partie dhe kryetar shtabi në disa cikle zgjedhore, tani na akuzon se ne i japim përkrahje listave zeza kur ai ka qenë nënkryetari i listave të zeza dhe nënkryetari i të korruptarve”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.
Snopçe u është përgjigjur edhe akuzave nga Lëvizja Besa dhe kreu i saj Bilall Kasami.
“Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa hynë në koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe nuk u bashkua me opozitën e atëhershme. Nëse kanë qenë të korruptuar, si u qëndruan në atë qeveri”, pyeti deputeti Snopçe.
Deputeti Snopçe tha se sulmet nga ish partnerët janë të hatashme dhe vlerësimi i tij ishte se nga jashtë ka shkëlqyer bashkëpunimi dhe koalicioni, por ka qenë një fasadë pasi nga brenda ka qenë i kalbur.
Këto sulme, shtoi ai, vijnë në një periudhë kur z. Taravari ka qenë ylli i vetëm në Maqedoni për menaxhimin e tragjedisë në Koçan.
ASH është e unifikuar, tha Snopçe pas daljes nga qeveria.