Taravari nga Kumanova: ASH do të jetë forca e parë politike – ata që ikën zgjodhën kolltukun, jo popullin (VIDEO)

Në një tubim madhështor të mbajtur sonte në Kumanovë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u prit me entuziazëm nga qytetarët, duke e çuar në këmbë gjithë sallën. Me dorën në zemër, ai falënderoi përkrahësit dhe shprehu besimin e plotë në të ardhmen e partisë.
“Pas ikjeve të atyre që ishin vetëm për pushtet, ASH do të rritet fuqishëm dhe do të jetë forca e parë politike në të ardhmen”, deklaroi Taravari, njofton TS.
Ai theksoi se tashmë partia është më e pastër dhe më e fokusuar në interesin e qytetarëve. “Ata që ikën, nuk e kishin mendjen te populli, por te kolltuku. Madje kishin edhe kanale komunikimi me BDI-në”, u shpreh ai.
Taravari premtoi rritje të strukturave në të gjitha komunat dhe një rikthim të fuqishëm të besimit te Aleanca për Shqiptarët./TS