Më datë 02.05.2025 në ora 00:20 në Spitalin Klinik Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.Z.(33) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili është raportuar një ditë më parë rreth orës 22:30 nga N.R.D. (60) nga i njëjti fshat, se rreth orës 21:20 ka tentuar të kryejë një vjedhje të rëndë në shtëpinë e saj në fshat. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.