Në organizim të Akademisë për Integrim Evropian (AIE) sot do të mbahet panel tryezë e rrumbullakët me temë “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe mundësi në vitin 2025”.
MARKETING
Siç informojnë nga Akademia, moderator i ngjarjes do të jetë drejtori i AIE-së në Shkup, Vasko Naumovski, ndërsa fjalime do të mbajnë ambasadori austriak në Shkup Martin Pamer, themeluesi dhe kryetari i Bordit Ndërkombëtar të AIE-së në Shkup, Gabriel Lanski, si dhe kryetari i AIE-së, Arlind Zeqiri.
Ndërkohë, nga AIE thonë se folësit në panel diskutimin do të jenë ekspertë dhe praktikues në fushën e integrimit dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht gjyqtarja në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, si dhe ish-Ministrja e Drejtësisë në Austri, Maria Berger, ish-Drejtori i Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Klaus Voelfer, Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Viktorija Trajkov, si dhe Gerhard Jarosh, udhëheqës i së Drejtës penale ndërkombëtare në LGP Grup dhe ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm në Vjenë.