Me rastin e 5 Majit – Ditës Kombëtare të Dëshmorëve, drejtuesit e Universitetit të Tetovës bënë homazhe pranë Flakadanit të Kujtesës në shenjë nderimi për dëshmorët që flijuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit.
Kjo ditë përkujton me respekt të thellë sakrificën sublime të të gjithë atyre që, me guxim dhe përkushtim, i dolën zot Atdheut në momentet më të vështira të historisë sonë. Flakadani i Kujtesës, si simbol i pavdekshëm i rezistencës dhe qëndresës, përkujton mundin dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve që idealin për liri e vunë mbi gjithçka tjetër.
Universiteti i Tetovës, si institucion arsimor dhe kombëtar, mbetet i përkushtuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe në edukimin e brezave të rinj me ndjenjën e respektit ndaj veprës së tyre madhore.