Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri e ka ‘shkatërruar’ i vetëm Superligën e Zvicrës, duke shënuar 18 gola e duke dhuruar 20 asistime me Baselin.

Me golat e asistimet e tij, Shaqiri e riktheu Baselin – klubin ku ishte rritur si lojtar – te fitimi i titullit kampion, pas disa sezonesh dështimi.

Në ndeshjen e fundit, “Shaqa” shënoi tre gola në fitoren e Baselit prej 5-2, si mysafir i Luganos.

Kështu, 33-vjeçari u shpallë edhe lojtari më i mirë i xhiros së 35-të në Superligën e Zvicrës.

Xherdan Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në vitin 2027.

Shaqiri më herët, karrierë kishte bërë edhe te Chicago Fire, Lyoni, Liverpooli, Stoke City, Interi e Bayern Muncheni.