Një raport i publikuar nga CNBC Sport, ka zbuluar klubet më të vlefshme të futbollit në botë për vitin 2025. Siç pritej, Premier League e Anglisë dominon me renditjen.

Nga 25 klubet më të vlefshme në botë, 11 vijnë nga elita angleze, duke përfshirë të gjithë “Big Six”-in (Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham), të cilët janë të gjithë në mesin e dhjetë më të mirëve globalisht.

Në krye të listës qëndron Real Madridi, me një vlerë prej 6.7 miliardë dollarësh, ndjekur nga Manchester United me 6 miliardë dhe Barcelona me 5.65 miliardë. Premier League ka tri ekipe në pesëshen e parë, me Liverpool-in në vendin e katërt dhe Manchester City-n të pestin.

Gjithashtu, në listë janë përfshirë gjigantë nga Gjermania (Bayern Munich, Borussia Dortmund), Franca (Paris Saint-Germain), Italia (Juventus, Inter, Milan, Napoli) dhe Spanja (Atletico Madrid). Befasues është edhe prania e tri klubeve nga MLS: Los Angeles FC, LA Galaxy dhe Inter Miami, që dëshmon rritjen e tregut të futbollit në SHBA.

Raporti i CNBC përfshinte gjithashtu të dhëna mbi të ardhurat për vitin 2024, fitimet para interesave, taksave, amortizimit dhe depresionit (EBITDA), si dhe borxhet që mbajnë klubet. Disa prej klubeve më tradicionale, sidomos në Spanjë dhe Itali, vazhdojnë të vuajnë nga nivele të larta të borxhit, ndryshe nga klubet e Premier League-s që po qëndrojnë më të qëndrueshme financiarisht.

Top 10-klubet më të vlefshme në botë (2025):

Real Madrid – $6.7 miliardë

Manchester United – $6 miliardë

Barcelona – $5.65 miliardë

Liverpool – $5.4 miliardë

Manchester City – $5.2 miliardë

Bayern Munich – $5.1 miliardë

Paris Saint-Germain – $4.55 miliardë

Arsenal – $4 miliardë

Tottenham Hotspur – $3.55 miliardë

Chelsea – $3.5 miliardë

Lista e plotë reflekton fuqinë financiare të klubeve angleze dhe endencën në rritje të vlerës së futbollit si industri globale, veçanërisht në tregje si SHBA dhe Lindja e Mesme.