Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane.

Këtë ditë, Haradinaj e quajti historike, teksa shtoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për Ushtrinë e Kosovës dhe popullin e saj.

“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume