I pari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi u deklarua para mediave para takimit të VLEN-it. Siç tha Ibrahimi, në këtë takim do të diskutohet për “gjërat e përgjithshme që na presin si shtab, por edhe për frymën e unitetit”. Ibrahimi gjithashtu bëri të ditur se, shef i shtabit do të jetë deputeti Adnan Azizi.

“Jemi për ta promovuar shtabin e përgjithshëm qendror të vlenit. E kemi një takim të strukturave të rrethit të Shkupit dhe funksionarëve të VLEN. Siç jeni tël informuar, shef i shtabit të përgjithshëm të VLEN-it është deputeti Adnan Azizi”, tha Ibrahimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume